“Gjatë kohës sa isha aty, nuk e kam parë kurrë të ushtrojë gjuajtjet e lira”, ish-lojtari i Barcelonës flet për Messin

PUBLIKUAR

Pavarësisht se mbase i erdhi fundi më shpejt sesa ai do të dëshironte, ish-mbrojtësi i Benficas ka disa kujtime të bukura për kohën e tij te Barcelona, përfshirë këtu që ka qenë në gjendje të stërvitet së bashku me Lionel Messin.

“Unë me të vërtetë nuk mund ta përshkruaj sa i mirë është ai,” tha Semedo.Ai tregoi se Messi nuk e ka ushtruar kurrë gjuajtjen e lirë, por prapë ishte i përsosur kur i ekzekutonte në ndeshje.

“Unë kurrë nuk e kam parë atë të praktikojë një goditje të lirë gjatë gjithë kohës që isha atje. Për të, ishte thjesht e natyrshme. Thonë se praktika e bën të përsosur, por ai nuk e praktikoi dhe ishte prapë i përsosur” – tregon Semedo

Semedo dhe shokët e tij të skuadrës Wolves udhëtojnë për tu ndeshur me liderin e Premier League, Manchester City në ndeshjen që zhvillohet sonte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...