Gjatë javës së ardhshme mund të ketë reshje bore

PUBLIKUAR

Sipas parashkimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Si pasojë e kësaj gjendjeje do të mbajë mot i ndryshueshem me diell dhe vranësira të cilat vende vende do të shoqërohen me riga shiu, të cilat do të jenë pak sa ma të theksuara në perëndim dhe jugperëndim të vendit, transmeton Telegrafi.

Vlera minimale e temperatures gjate natës do të lëvizin nga 2-7 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 11-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi, por do të ketë intervale edhe nga drejtimi i veriperendimit, shpejtësia e së cilës do të arrijë mbi 17 m/s.

Gjatë javës kryesisht të enjten në vise malore me lartësi mbidetare mbi 850 m reshjet e shiut kanë mundesi të përcjellen edhe me fjolla të dobëta bore.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...