Gjashtë shkolla të Lipjanit shumë shpejt me nxemje qendrore

PUBLIKUAR

Në një raport nga drejtoria e Arsimit në Lipjan bëhet e ditur se ka filluar instalimi i nxemjeve qendrore në gjashtë shkolla të territorit të Komunës së Lipjanit dhe në tre shkolla është duke u bërë rregullimi i dyerve dhe dritareve, transmeton LipjaniNews.com

“Ka filluar instalimi i  në këto shkolla:Shfmu “Migjeni” në Rufc i Ri, Shfmu “Shtjefën Gjeçovi” në Janjevë, Shfmu “Dy Dëshmorët” në Dobraje e Madhe, Shfmu “Hasan Zyko Kamberi” në Sllovi, Shfmu “Ernest Koliqi” në Babush i Muhaxherëve dhe Shfmu “Katër Dëshmorët” në Krojmir. Rregullimi – ndërrimi i dyerve dhe dritareve në: Shfmu “Zenel Hajdini” në Gadime, p.n.f Marevc, Shfmu “Vllezërit Domaneku” në Topliqan, p.n.f Grackë dhe  Shfmu “Vllezërit Frashëri” në Lipjan p.n.f Konjuh”, thuhet në raport.

Kërkesë Drejtoratit të Prokurimit – fillimin e procedurave për: Furnizimin e shkollave me material të mirëmbajtjes & paisje, transportin e nxënësve në relacione të ndryshme nga vendbanimi në shkollë dhe anasjelltas si dhe transportin e nxënësve me nevoja të veqanta në realcionin shkollë dhe anasjelltas (kontratë kornizë 2016-2019), thuhet më tej.

Riparimin e objektit të shkollës së vjetër (ish Gjimnazi Ulpiana) në Lipjan, Furnizimi me inventar për shkolla të reja Shfmu “Nezë Bujani” në Bujan dhe Shfmu “Emin Duraku” në Banullë, p.n.f Gumnasellë. Kanë përfunduar përgatitjet e kërkesave për furnizimin me libra për vitin shkollor 2016-2017 (konformë kërkesës nga MASHT-i)./LipjaniNews.com/

 

FotoArkiv/Ilustim

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...