Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës për 24 orë ka raportuar se në vend kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës në familje.

Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Podujevë, Ferizaj, Prizren, Istog, Malishevë dhe Gjakovë.

Ferizaj, 12.07.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, femër  kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prizren, 13.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur fizikisht viktimën  kosovare (nënën e ti). Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Istog, 12.07.2022 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij femër  kosovare, si dhe e ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë, 13.07.2022 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurt.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 13.07.2022 – 22:00. Është arrestuar e dyshuara femër  kosovare nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshortin e saj, viktimën mashkull  kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...