Gjashtë arsye se përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur

PUBLIKUAR

Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur.

Pse ndodh kjo?

Fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre. Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj, transmeton Telegrafi.

Mendimi i tepërt është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se“injoranca është lumturi”.

Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta. Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.

Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.

Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm. Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë – ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.

Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë.

Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...