Gjashtë arsye se përse njerëzit inteligjentë nuk mund të jenë të lumtur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...

Personat me një nivel të lartë të inteligjencës mund të jenë më të suksesshëm në aspektin e karrierës, edukimit dhe rrethit shoqëror, por është një fakt i dëshmuar shkencërisht se këta persona e kanë më të vështirë të jenë të lumtur

Pse ndodh kjo?

Fillimisht, njerëzit inteligjentë e kanë një ‘tendencë mizore’ për të analizuar së tepërmi çdo aspekt të jetëve të tyre.

Ata rrallëherë e shohin një situatë ashtu siç është dhe nuk e shohin menjëherë me pozitivet, por e analizojnë çdo aspekt të asaj situate derisa të gjejnë diçka jo të mirë rreth asaj, transmeton Telegrafi.

Mendimet e tepërta është pengesë e madhe, prandaj edhe ekziston fraza se “injoranca është lumturi”.

Së dyti, standardet e tyre janë shumë të larta. Njerëzit inteligjentë e dinë çfarë duan, çfarë mund të arrijnë dhe vështirë se kënaqen me pak.

Së treti, ata e gjykojnë vetën për së tepërmi. E analizojnë sjelljen e tyre në çdo aspekt dhe asnjëherë nuk lumturohen me atë çfarë arrijnë.

Së katërti, realiteti shpeshherë është i mërzitshëm. Personat inteligjentë mund t’i kuptojnë strukturat më të thella, domethëniet e jetës dhe nuk mund të pushojnë derisa t’i gjejnë. Gjërat e vogla në jetë asnjëherë nuk mjaftojnë – ata duan më shumë, por jo gjithmonë mund ta arrijnë.

Së pesti, ata kërkojnë të kuptohen nga tjerët dhe të komunikojnë, por jo gjithmonë i kanë këto dy gjëra. Një ndër ndjenjat më të mira në jetë është të kuptoheni nga të tjerët, prandaj inteligjentët janë më të vetmuar e pikëlluar sepse nuk ndjehen se tjerët po i kuptojnë.

Së gjashti, shumica e njerëzve me inteligjencë të lartë vuajnë nga probleme psikologjike. Shqetësimet sociale dhe sindroma bipolare janë rastet më të shpeshta që gjenden te njerëzit me inteligjencë të lartë. Ndërsa problemi i tyre më i zakonshëm është depresioni ekzistencial, i cili është rezultat direkt i mendimit të tepërt. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...