Gjakovë: Plagos veten aksidentalisht në këmbë

PUBLIKUAR

Një person në Gjakovë ka qëlluar aksidentalisht veten me pistoletë në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur të premten, në rrugën Ismail Qemajli rreth orës 16:00.

Sipas një dëshmitari incidenti ka ndodhur derisa viktima ishte në veturë, ndërsa sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

Rasti u cilësua “Përdorim i armës/Armëmbajtje pa leje”, bën të ditur raporti 24-orësh i policisë, raporton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...

Kurti pas takimit me presidenten: Duhet të jemi bashkë për shumë sfida shtetërore

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të parë me presidenten Justina Shiroka-Pula, teksa...