Gjakovë: Arrestrohet burri që mashtronte femrat se po ua heqte “të bamet”

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj A.B, i cili dyshohet për veprat penale “Mashtrimi”  si dhe veprën penale “Shantazhi”.

I pandehuri dyshohet se ka shantazhuar dhe mashtruar një grua A.H, që kishte vajzën e sëmurë.

Sipas komunikatës së prokurorisë, thuhet se ai bie në kontakt me viktimën prezantohet si person me aftësi fetare shëruese.

“Me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes paraqitjes së rreme të fakteve, e mashtron dhe e vë në lajthim personin tjetër, duke e nxitur të veprojë në dëm të pasurisë së saj. Në emër të këtij shërimi e dëmtuara i dërgon vazhdimishtë të holla përmes agjencionit të transfereve në shumën prej 10,000.00 Franga. “, thuhet në komunikatën e organit të akuzës transmeton Klankosova.tv

A.B e kanos viktimën se do të zbulojë lidhjen e tyre jashtëmartesore, dhe për këtë i kërkon të holla duke e tërhequr pensionin e Zvicrës dhe të ja sjellë të pandehurit.

“Kur e dëmtuara kupton se është viktimë e mashtrimit dhe refuzon t’i dërgojë më të holla, i pandehuri, me llogari falso, i dërgon të gjitha fotot dhe videot bashkëshortit të saj, përmes rrjetit social Facebook”, thuhet në komunikatën për media transmeton Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Ishte në kërkim nga policia për veprën penale: “Vjedhje” arrestohet një 26-vjeçar

Gjatë mesnatës së djeshme zyrtarët policorë të stacionit policor në Ferizaj, kanë arrestuar një...

Hetimet për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, policia sekuestron disa SIM-kartela

Policia e Kosovës ka vazhduar hetimet lidhur me një rast të dyshuar të mashtrimit,...

Arrestohet një person në Prishtinë, nën ndikimin e alkoolit sulmoi nënën dhe motrën

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën dhe...