Gërhitja për jetë të gjatë

PUBLIKUAR

Shkencëtarët evropianë për hulumtimin e gjumit nga Glasgou dhe nga instituti Izraelit Technion, kanë studiuar 600 persona gjatë katër vjetëve dhe kanë ardhur në përfundim se personat që gërhasin jetojnë më gjatë.

Sqarimi thotë: Frymëmarrja e ngadalësuar e aktivizon zemrën dhe ia bën shprehi kursimin e shpenzimit të oksigjenit. Zemra e personave të cilët gërhasin, gjithherë është e gatshme për situata të paparashikuara.

Sipas mendimit të shkencëtarëve, gërhitja është e dobishme sidomos pas moshës 65 vjeçe të jetës, transmeton Telegrafi.

Gërhitja shkaktohet kur oksigjeni që thithim nga hunda apo goja në mushkri ndërpritet gjatë fjetjes. Kjo, funksionalisht mund të ndodhë nga problemet që shkaktohen në sistemin e sipërm të frymëmarrjes.

Pikërisht, gjatë orëve të fjetjes nuk kemi pështymë, “zona thahet”, qelizat lëvizin dhe na godasin në pjesën e pasme të qafës, duke shkaktuar një zhurmë që quhet gërhitje.

Tek njerëz të ndryshëm, gërhitja mund të ketë arsye të ndryshme pasi mund të ndodhin ngushtime ose devijime të rrugës së ajrit në fyt, gojë apo hundë.

Çdo person mund të gërhasë. Studimet vlerësojnë se 45% e meshkujve dhe 30% e femrave gërhasin rregullisht.

Shpesh njerëzit të cilët nuk gërhijnë rregullisht, e raportojnë këtë shqetësim pas një sëmundjeje virale, pas konsumimit të alkoolit ose duhanit, apo pas marrjes së ilaçeve. Në përgjithësi, me plakjen e njeriut dhe me shtimin e tij në peshë, gërhitja përkeqësohet.

Disa medikamente të caktuara dhe alkooli mund të çojnë në rritjen e relaksimit të muskujve gjatë gjumit. Pra, ndodh që muskujt e qiellzës, gjuhës, qafës dhe faringut relaksohen më shumë seç duhet dhe korridoret ajrore ngushtohen. Kjo çon në një dridhje te indeve dhe ky intensitet varet nga shkalla e ngushtimit të korridoreve ajrore.

Disa medikamente që përdoren për të inkurajuar një nivel më të thellë të gjumit kanë si efekt anësor shtimin e frekuencave të gërhitjes.

Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...