Gentiana Hoxha: Forca jonë do të flasë vetë

PUBLIKUAR

“Nëse jemi të fortë, forca jonë do të flasë vetë. Nëse jemi të dobët, fjalët nuk të ndihmojnë dot”. /Xhon F. Kenedy

Me 17 Mars 2017 u festua në mënyrë solemne, 27 Vjetori i Lidhjes Demokratike të Kosovës, parti kjo të cilën lirisht une dhe shumë të tjerë do ta quanin gjeneza e çdo partie dhe fryme politike që egzistonë sot.

Të gjithë e dijmë se kjo parti u themelua në vitin 1990,në kohët kur edhe nevoja edhe rreziku ishin në piedestal. Asokohe nuk mjaftonte të jesh vetëm kritik dhe mendimtar, atëher kërkohej te kishte hapa konkret, lëvizje, mobilizim, dhe gjitha këto u gjetën tek lideri që ka veq daten e lindjes sepse ai nuk vdes kurrë Dr Ibrahim Rugova.

Me këtë shkrim nuk dashta të thellohem ne historikun e partisë dhe të kohëve të shkuara, por ishte e nevojshme që për 3 elemente ta bëjë hyrje të këtij shkrimi:
1- LDK u themelua në kohët kur vendi kishte nevojë më së shumti për lobim tek fuqitë e mëdha, dhe kur popullit i duhej që të jenë sa më unik.

2- Nga LDK kan buruar gati të gjitha fytyrat publike që sot mbajne pozita qeveritare dhe partiake nëpër parti të tjera

3 – LDK-ja edhe sot është arenë e hapur për gjithë ata që duan ta dëshmojnë veten e tyre, duke u avancuar me kapacitetet e veta e jo avancime klanore.

Në diten e festës konkretisht me 17 Mars 2017 si çdo herë kishte aderime të reja që numri i tyre arriti rreth 1000, gjithashtu po atë ditë publikisht dhe zyrtarisht u anëtarësuan dhe dy fytyra publike të cilët edhe pse qeverisjen e kishin nisur nga nje parti tjetër, e kishin kuptuar se programet e tyre më së miri mund ti zbatonin duke qene pjesë e LDK-së.

Për qudi pas kësaj dite lexova shumë artikuj si nga portalet dhe nga individ gjeja se në LDK u anëtarësuan rreth 400 të rinjë dhe se shpenzimet e festimit ishin shpenzime enorme me buxhet të komunës.

Une kam veq një përgjigjje ndaj kritikëve pa konstrukt,numri i të anëtarësuarëve nuk i ngjanë numrit të veteranëve, dhe nëse Komuna ka bërë shpenzime për festën, ato shpenzime kan qenë të përbashkëta pikërisht me elektoratin që njëkohësisht janë edhe taksapaguesit.

Fridrih Niçe thot që: Politikani e ndanë njerëzimin në dy klasa, ose në vegla ose në armiq, dhe mua me vjen keq që politika lokale po i përdor portalet si Vegla, në mënyrë që të Krijojnë armiq.
Përfundimisht konstatoj se Dinjiteti i njeriut qëndron në mundësinë e tij për të zgjedhur, por njerzët vigjilent për veq që dijnë ta shfrytëzojnë mundësin ata dijnë ta shfrytëzojne edhe arsyen, andaj me shumë të drejtë ju ftoj që të jemi pjesë e LDK-së.

Gentiana Hoxha

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...