Genesis SUV arrin më 2020 për të rivalizuar me BMW X5 (Foto)

PUBLIKUAR

Ky prodhues korean mund të mbijetojë më në treg, vetëm duke prodhuar sedan

Për të rritur shitje dhe mbetur gjallë, Genesis ka vendosur të prodhojë më shumë crossover, gjatë viteve që vijnë, transmeton Telegrafi

Sipas Car and Driver, në vitin 2020 do ta sjellë një version të GV80 që është prodhuar gjatë vitit të kaluar në New York Auto Show. Pamja GV80, do ti ngjajë gati krejtësisht konceptit të prezantuar.

Sipas të njëjtit burim, thuhet se kjo makinë me madhësi mesatare, do të arrijë në të njëjtën kome dhe po të njëjtën platformë  sikur G80 sedan. Që të dy modelet vijnë në versionin 3.8-litra V6, 3.3-litra V6 dhe 5.0-litra V8.

Po të njëjtin vit, Genezis planifikon të sjellë edhe GV70 SUV me të cilin do të rivalizojë BMW X5, Audi Q5 dhe Mercedes GLC. Vetëm se nuk do të kenë motorë si të paraardhëseve, pasi pritet të jenë shumë më të fortë.

Me këto ndryshime, Genesis pritet të mbetet ende në treg, meqenëse shifrat e deritanishme të shitjeve, nuk i ka mjaft të kënaqshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...