Gazetat gjermane: Kandidati për president i Francës me këshilltarë kundër pavarësisë së Kosovës

PUBLIKUAR

François Fillon ka gjasa të jetë presidenti i ardhshëm i Francës. Ai e quan pavarësinë e Kosovës «shkelje të së drejtës ndërkombëtare», mediat e përshkruajnë si mik të Vladimir Putinit, ndërsa këshilltarë të Fillon janë dy ogura me origjinë ruse.

François Fillon e ka fituar garën brenda Partisë Konservatore (republikane) të Francës për kandidat për postin e presidentit. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në prill 2017. Në raundin e parë Fillon mbase do të ballafaqohet me Marine Le Pen nga Fronti Nacional, një parti e ekstremit të djathtë, dhe me kandidatin e socialistëve. Në raundin e dytë, komenton dialogplus, është e mundshme të garojnë Fillon dhe Marine Le Pen, pasi që e majta franceze ka pak gjasa të gjejë një kandidat me shanse serioze për të fituar zgjedhjet presidenciale apo së paku për t’u kualfikuar në raundin e dytë.

Fillon është prezantuar në opinion si një katolik i bindur, gjë që duket e pazakonshme për Francën, e cila është e njohur për ndarjen strikte të fesë nga shteti. Ai po ashtu kërkon që refugjatët të dëbohen me procedurë të shpejtë nga Franca dhe francezët të punojnë më gjatë, por pa rritje të rrogave. «Mos kini frikë», me këtë fjali, të thënë dikur nga Papa Gjon Pali i Dytë, Fillon zhvilloi fushatën e tij për kandidat për president të Francës. Ai ka theksuar rolin qendror të familjes në shoqëri dhe gëzon përkrahje nga kundërshtarët e martesave mes homoseksualëve. Për opinionin kosovar shqetësuese janë deklaratat e François Fillon në lidhje me pavarësinë e Kosovës, të cilën ai gjatë debateve televizive e ka quajtur «të diskutueshme» apo «shkelje të së drejtës ndërkombëtare». Me këto deklarata Fillon është përpjekur të arsyetojë pushtimin e Krimesë nga Rusia. Ai po ashtu ka kërkuar që Bashkimi Europian t’ia heq sanksionet Moskës.

Nga mediat franceze dhe gjermane Fillon është përshkruar si mik i kryetarit rus Vladimir Putin. Sipas gazetës gjermane «Frankfurter Allgemeine Zeitung» (FAZ) janë dy persona me origjinë ruse që i japin ide François Fillon. I pari quhet Igor Mitrofanov, i cili i ka qëndruar afër Fillon që gjatë kohës kur ai ishte kryeministër i Francës. Mitrofanov është pinjoll i një familjeje të bjellogardistëve rusë, të cilët ikën në Francë pas Revolucionit të Tetorit. Ai, sipas FAZ, i shkruan gati të gjitha fjalimet e rëndësishme të François Fillon. «Kësisoj ai qëndron pas deklaratës alarmante të Fillonit se pranimi i pavarësisë së Kosovës na qenkësh një shkelje e të drejtës ndërkombëtare e ngjashme me aneksimin e Krimesë», shkruan gazeta gjermane. /Syri.net

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...