Gazeta japoneze: Koreja Veriore tani posedon raketë bërthamore që mund ta godasë Japoninë

PUBLIKUAR

Duket se Koreja Veriore tani është në gjendje ta godasë Japoninë me një raketë bërthamore, raporton një gazetë me bazë në Tokio.

Shteti i izoluar shkaktoi alarmim në muajin maj kur e shkrepi dhe testoi një raketë në drejtim të Japonisë. Raketa me rreze të mesme veprimi fluturoi për 30 minuta para se të rrëzohej në Detin e Japonisë, i cili i ndan dy vendet, transmeton Express.

Një burim familjar me situatën e sigurisë kombëtarë të Japonisë ka thënë për gazetare kombëtare japoneze “The Nikkei” se analizat e testimit dhe shkrepjes së asaj rakete tregojnë se Koreja Veriore është në gjendje ta godasë Japoninë.

“Duket se Koreja Veriore e ka kompletuar zhvillimin e një rakete bërthamore që mund ta godasë Japoninë,” kjo gazetë e ka cituar këtë burim duke thënë./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...