Gazeta e madhe italiane: Muriqi, lojtari më në formë i Lazios në ndeshjet me kombëtare

PUBLIKUAR

Vedat Muriqi është pa dyshim protagonisti kryesor i Kosovës në dy ndeshjet e fundit të zhvilluara në kuadër të eliminatoreve për Kupën e Botës.

Sulmuesi i Lazios shënoi golin e fitores ndaj Gjeorgjisë më 2 shtator, kurse mbrëmë shënoi golin e barazimit ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”, shkruan Gazeta Express.

Kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat e mëdha italiane. Gazzetta dello Sport shkruan se Vedat Muriqi është futbollisti më në formë i Lazios në këto ndeshje kualifikuese për kombëtare.

“Nga lojtarët e Lazios, Vedat Muriqi është në plan të parë. Sulmuesi kosovar ka shënuar në dy ndeshje radhazi, ndaj Gjeorgjisë dhe Greqisë”, thuhej në artikullin e medias italiane.

Kosova e zhvillon të mërkurën ndeshjen e fundit për këtë muaj, ku do ta presë Spanjën në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...