Gati 150 të arrestuar pas protestave të mbrëmshme kundër Macronit në Paris (Foto)

PUBLIKUAR

Njëqind e dyzet e një persona janë arrestuar në Paris për shkak të protestave problematike mbrëmë pas fitores së Emmanuel Macronit në zgjedhjet presidenciale franceze, njofton policia.

Të arrestuarit në Menilmontant, rrethinën verilindore të Parisit, akuzohen për një varg shkeljesh, duke nisur nga hedhja e gjësendeve mbi oficerë të policisë e deri të dëmtimi i pronës, transmeton Express.

Demonstratorët po protestonin edhe kundër Macronit – i cili kritikohet nga shumë si anëtar i një elite të diskredituar robëreshë e kapitalizmit global – dhe kundër rivales së tij të mposhtur të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Macron e mposhti Le Penin bindshëm duke marrë 66 për qind të votave, krahasuar me 34 të Le Penit./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...