Gardh kufitar me rrymë ndërmjet Serbisë e Hungarisë

PUBLIKUAR

Zëdhënësi i qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs deklaroi se barriera me tela, e ndërtuar në kufirin me Serbinë për parandalimin e hyrjes së refugjatëve në vend do të pajiset me rrymë elektrike.

Në një deklaratë për agjencinë zyrtare hungareze të lajmeve, MTI, Kovacs theksoi se barrierat e telave të ndërtuara në kufirin serbo-hungarez nuk do ta mbrojë vetëm Hungarinë duke penguar valën e refugjatëve, por edhe Bashkimin Evropian.

Sipas Kovacs, barriera me gjatësi prej 150 kilometrash është planifikuar të përfundojë deri më 1 maj dhe do të pajiset me kamera termale dhe pajisje të tjera teknologjike, përcjell Atsh.

“Në saje të teknologjisë së avancuar, barriera do të pajiset edhe me rrymë elektrike, por pa rrezik për jetën. Ky sistem do t’i informojë qendrën dhe rojtarët se në cilën pikë refugjatët janë duke u përpjekur ta kalojnë kufirin”, tha Kovacs.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...