Gara e profesorëve për të marrë më shumë studentë në provime

PUBLIKUAR

gara-e-profesor-euml-ve-p-euml-r-t-euml-marr-euml-m-euml-shum-euml-student-euml-n-euml-provime_hd

Mbi njëmijë studentë i kanë rënë “hise” t’i testojë gjatë afatit të shtatorit njëri profesor i lëndës Makroekonomia I, të Fakultetit Ekonomik, kurse profesori tjetër i së njëjtës lëndë ka pyetur vetëm 9 studentë.

“Koha Ditore” ka siguruar dokumentet, ku shihet se në së paku 12 lëndë ka pasur raste të tilla, ku nga dy profesorë të së njëjtës lëndë, tek njëri kanë hyrë në provim qindra studentë, e tek tjetri edhe më pak se dhjetë studentë.

Madje, në një rast, një profesor ka pasur disa qindra studentë në provim, kurse kolegu i tij asnjë.

Dallimet që kanë ndodhur rreth organizimit të orarit të provimet e afatit të shtatorit në këtë fakultet kanë shqetësuar disa profesorë.

Duke folur me kusht që të mos u përmendet emri në gazetë, ata kërkojnë të dinë se si ka ndodhur kjo formë e organizimit, aq më shumë kur dihet se për çdo student që hyn në provim tek një profesor i caktuar ai paguhet nga 60 centë, si shtesë page. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...