Gabriel Jesus në vend të Ronaldos

PUBLIKUAR

Juventusi po mendon për pasardhësin e yllit portugez, i cili mund të largohet nga Torino javën tjetër. Madje, Juve e City mund t’i shkëmbejnë sulmuesit e tyre

Juventusi është i përgatitur për një largim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në fund të afatit kalimtar veror.

Për këtë, “Zonja e Vjetër” po mendon qysh tash për zëvendësuesin e yllit portugez.

Sipas mediave italiane, Bardhezinjtë ia kanë vënë syrin sulmuesit të Manchester Cityt, Gabriel Jesus, përcjell Gazeta Express.

Nuk përjashtohet mundësia që Juventusi dhe City t’i shkëmbejnë sulmuesit.

Me këtë rast, Jesus do të kalonte në Torino e Ronaldo në Manchester.

Juve e ka në opsion edhe Mario Icardin, por duket se sulmuesi argjentinas nuk është i interesuar të ndërrojë mjedis. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...