Gabimi më i madh që e bëni me hudhrën dhe me të cilin vriten veprimet e saj antikancerogjene

PUBLIKUAR

Herën tjetër prisni së paku 15 minuta pasi ta keni grirë hudhrën

E “hidhni”menjëherë hudhrën në tenxhere sapo ta pastroni? Është gabim! – transmeton Telegrafi.

Mënyra më e mirë që të përftoni të gjithë përbërësit antikancerogjenë nga hudhra është që ta pritni në copëza të imëta dhe të prisni së paku 15 minuta para se ta zini. Përse?

Pikërisht ajo është koha e nevojshme për enzimat të cilat gjenden në hudhër që të përzihen dhe të veprojnë në kombinim me përbërësit e tjerë të hudhrës dhe në këtë mënyrë prodhohet alicina.

Alicina është përbërës e cila lidhet me preventiven e kancerit, ndërsa nxehja e vrullshme pikërisht shkatërron këtë enzimë nga e cila krijohet alicina.

Prandaj, është më së miri të prisni 10 deri në 15 minuta para se ta zini. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...