Leonardo da Vinçi e kaloi jetën duke u përpjekur të pikturonte një të tillë. Shkencëtarët dhe matematikanët janë menduar për shekuj me radhë për ta kuptuar se çfarë e bën një fytyrë të përkryer dhe kirurgët plastikë janë përpjekur prej vitesh të ndërtojnë një të tillë. Por një vajzë në Britaninë e Madhe është fatlume sepse fytyrën e përkryer ia ka dhënë natyra. Fytyra e 18-vjeçares Florence Colgate përputhet me modelin e përsosur për raportin mes syve, ballit dhe mjekrës, të gjitha në përmasat optimale. Fytyra e Florence me simetrinë e përkryer dhe sytë blu është shpallur fituese në garën e hapur në Britaninë e Madhe për fytyrën më të bukur natyrale.



