Fytyra femërore më joshëse, e ndryshme në varësi të shteteve dhe mirëqenies

PUBLIKUAR

fytyra

Sytë e mëdhenj dhe buzët e plota mund të bëjnë një mashkull në Japoni të kthejë kokën, por në Nepal, burrat nuk janë të interesuar te femrat me fytyrë të bukur.

Ligji i tërheqjes

Sytë e mëdhenj dhe buzët e plota mund të bëjnë një mashkull në Japoni të kthejë kokën, por në Nepal, burrat nuk janë të interesuar te femrat me fytyrë të bukur.

Këto janë zbulimet e një studimi të ri mbi parapëlqimet e meshkujve te fytyra femërore në 28 shtete. Përfundimet tregojnë se burrat tërhiqen më shumë ndaj pamjes femërore – sytë të mëdhenj, buzë të plota dhe mjekër të bukur – nëse jetojnë në shtete që kanë mirëqenie.

Arsyeja e këtyre ndryshimeve nuk është e qartë, por shkencëtarët dyshojnë se evolucioni mund të ndikojë te kjo tërheqje, të paktën në mënyrë të pavetëdijshme.

“Kur janë në kushte të këqija, meshkujt preferojnë femra që duket se janë të afta të ruajnë burimet jetësore, në mënyrë që fëmijët e tyre të kenë shanse më të mira për të mbijetuar”, – shprehet drejtuesja e studimit Urszula Marcinkovska, një kandidate doktorate në Universitetin Turku në Finlandë.

“Është në dobi të burrave të zgjedhin partnere më pak femërore në fytyrë, por më të forta në tipare, sepse femrat që janë shumë femërore perceptohen si më pak mbizotëruese nga aspekti shoqëror”, – tha Marcinkovska. Gjithashtu femrat e bukura mendohet se janë më pak të afta të gjejnë dhe të ruajnë burimet jetësore.

Sharmi femëror

Më parë kërkimet shoqërore zbuluan se burrat “macho” me fytyrën mashkullore janë më të preferuar për femrat në vendet pak të zhvilluara. Një nofull e fortë, sytë e picërruar dhe vetulla dominante, mund të jenë shenja të një mashkulli që ka gjene të forta për të transmetuar te fëmija, sugjeruan kërkuesit në mars të vitit 2013.

Marcinkovska dhe kolegët e saj u interesuan në efektin e kundërt dhe ekzaminuan preferencat mashkullore për fytyrën e femrave. Është e mundur, u shpreh drejtuesja e studimit, që kushtet e këqija të nxisin preferencën për dytrajtësinë seksuale: femrat mund të duan meshkuj burrërorë, ndërsa meshkujt mund të kërkojë femra simpatike.

Por hipoteza e mësipërme nuk u provua nga ky studim. Kërkuesit rekrutuan 1973 burra heteroseksualë online nga 28 shtete të botës dhe u paraqitën atyre foto të femrave që herë dukeshin shumë tërheqëse dhe herë më pak femërore. Më pas, studiuesit krahasuan përgjigjet me karakteristikat demografike dhe sociale të çdo shteti

Në përgjithësi, meshkujt preferonin fytyrat femërore sesa ato që u afroheshin më shumë tipareve të mprehta mashkullore. Por fuqia e kësaj preference varionte. Në mjedise ku shëndeti ishte më i keq, i matur nga jetëgjatësia mesatare, lindjet dhe vdekjet dhe faktorë të tjerë, burrat ishin më pak të interesuar për feminilitet te fytyra e partneres.

Meshkujt nga Nepali ishin ata që tërhiqeshin më pak nga një fytyrë e ëmbël vajzërore, të ndjekur nga nigerianët dhe kolumbianët. Burrat japonezë ishin më të interesuarit në sharmin femëror, me australianët që vinin të dytët.

Dominimi kundër pjellorisë

Pamja femërore është një sinjal evolucionar i pjellorisë, tha Dan Kruger, një psikolog nga Universiteti i Miçiganit. Në mjedise të shëndetshme, meshkujt mund të kërkojnë në mënyrë jo të ndërgjegjshme për femra që bëjnë shumë fëmijë.

Në mjedise me shëndet jo të mirë, është e rëndësishme që partnerja e përzgjedhur të mbijetojë që të bëjë ndonjë fëmijë. Dominimi shoqëror, i dukshëm nga tiparet mashkullore, mund të jetë sinjal që një femër mund të ketë më shumë gjasa për të mbijetuar.

Pra, meshkujt që janë në shtete ku shëndeti nuk është i garantuar, përzgjedhin femra me “garanci” më të madhe jetese. Do të ishte interesante të zbulohej nëse preferencat do të mbeteshin të njëjta nëse ndodhnin ndryshime në aspektin shëndetësor në një mjedis të caktuar.

Studimet e mëparshme tregojnë se burrat me nivele më të ulëta të testosteroneve mashkullore kanë më pak gjasa të preferojnë fytyrat femërore. Burrat në mjedise të ashpra, kanë zakonisht nivele të ulëta të hormoneve të testosteroneve.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...