Futja e gishtit në hundë mund ta shpërndajë pneumoninë

PUBLIKUAR

Hulumtimet e reja tregojnë se futja e gishtit në hundë mund ta shpërndajë sëmundjen e pneumonisë.

Bakteri i cili e shkakton infeksionin vdekjeprurës mund të shpërndahet edhe duke e fërkuar hundën me duar, nëse veç ka baktere në to, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë se ndonëse mund të jetë e pamundur t’ua ndaloni fëmijëve krejtësisht futjen e gishtit në hundë, ju duhet ta bëni të pamundur në mënyrë që të ndihmoni në ndalimin e transmetimit tek të afërmit e moshuar që janë më të prirë të sëmuren.

Kjo sëmundje i vret miliona njerëz anë e mbanë botës çdo vit dhe është e rrezikshme për të rriturit e të moshuarit, e veçanërisht për ata që kanë sistem të dobët të imunitetit.

Pas analizave dhe eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë thënë se rezultatet e studimeve mund të përdoren për t’i këshilluar prindërit t’ua pastrojnë duart fëmijëve dhe t’ua pastrojnë lodrat nëse do të takohen me të afërm që janë të moshuar ose të dobët me shëndet, si pacientët me kancer.

Hulumtuesja e këtij studimi, Dr. Victoria Connor, ka thënë se prezenca e këtij bakteri ndonjëherë mund të ndihmojë ta forcojë sistemin e imunitetit të fëmijës dhe t’ua reduktojë shanset për ta bartur sëmundjen më vonë në jetë, prandaj, siç thotë ajo, është ende e paqartë nëse zvogëlimi i tërësishëm i shpërndarjes së pneumococcusit te fëmijët është gjëja më e mirë.

Megjithatë, ajo thotë se është e rëndësishme që fëmijët t’i kenë duart e pastruara kur janë në kontakt me të moshuar ose me të sëmurë në mënyrë që ata të mos e pësojnë nga ky bakter.

Vlen të ceket se ky studim i ri është publikuar në revistën ‘European Respiratory Journal’, dhe është i pari që e demonstron faktin se bakteri i pneumonisë mund të shpërndahet mes hundës dhe dorës.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...