Futi para në dokumente për ta kaluar kufirin pa vaksinë anti-Covid, arrestohet shtetasi i Shqipërisë

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë, i cili në mungesë të dëshmisë për vaksinim, ka tentuar t’iu japë ryshfet zyrtarëve policorë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në pikën e kalimit kufitar në Vermicë, ka njoftuar policia.

I dyshuari  ka vendosur shumën prej 50 eurove në brendi të dokumenteve, duke tentuar kështu të futet nga Shqipëria në Kosovë pa dëshmi të vaksinës anti-COVID.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“PKK. Vermicë, 12.12.2021-20:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti gjatë prezantimit të dokumenteve për kontroll, në brendi kishte vendos një kartëmonedhë prej 50€ me qëllim që i njëjti të kaloj kufirin Shqipëri – Kosovë në mungesë të vaksinave  ( ishte i pa vaksinuar). I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...