Një 42-vjeçar u vu në pranga nga Policia e Durrësit pasi nën ndikimin e alkoolit ai ka dhunuar bashkëshorten e tij në banesë, për motive të dobëta.
Luan Xh. me banim në Fushë-Krujë akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas së tij 37-vjeçare M.Xh. Por gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, efektivët e policisë zbuluan se ai kishte edhe kanabis.
Po ashtu, policia i sekuestroi edhe një thikë dhe kaçavidë me të cilat kërcënonte bashkëshorten e tij.
42-vjeçari rezulton person më precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve. /Gazeta Express/


