Fushatë promovimi të gazetarisë hulumtuese ekologjike

PUBLIKUAR

Në kuadër të projektit ‘Zhvillimi i gazetarisë hulumtuese ekologjike’ Qendra për demokraci ekologjike ‘Florozon’ dhe Shoqata për zhvillim të bashkësisë rome SUMNAL nga Shkupi sot në sheshin Liria në Shtip organizojnë fushatë për promovim të gazetarisë hulumtuese ekologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes tek qytetarët dhe faktorët e tjerë shoqërorë për temat dhe problemet ekologjike përmes theksimit të nevojës për përfaqësim më të madh të temave nga sfera e mjedisit jetësor në hapësirën mediale.

Portali http://www.ekologist.mk/ organizon konkurs përmes të cilit qytetarët mund të marron pjesë në mënyrë aktive në informimin e opinionit përmes publikimit të fotografive të cilat i shfaqin shembujt e mirë dhe të këqij të sjelljes së opinionit dhe industrisë ndaj mjedisit jetësor.

Projekti parashikon realizimin e trajnimeve dhe përforcim të kapaciteteve të sektorit civil në pjesën e komunikimit dhe bashkëpunimit me mediat.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...