Fushata zgjedhore në Serbi, mbishkrime të UÇK-së për Vuçiqin (Foto)

PUBLIKUAR

Gara presidenciale në Serbi dita-ditës po bëhet më e nxehtë ndërmjet kandidatëve. Mirëpo, personi që është duke u “sulmuar” më së shumti është kryeministri aktual, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit u surpriza në veri të Serbisë me disa mbishkrime për ushtrinë e Kosovës. Në Mali Idos, vendin ku jetojnë afro 5 mijë banorë, janë parë mbishkrime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i partisë së Vuçiqit. Ata kanë dënuar ashpër këtë gjest dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve hetimore për gjetjen e autorëve, transmeton Indeksonline

“Ky akt është bërë nga kundërshtarët tonë politikë. Është e turpshme dhe e padenjë për një Serbi të mirë në të cilën jetojmë. Ne i ftojmë të gjithë që të respektojmë njëri-tjetrin, pavarësisht se cili opsion politik i përkasin”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Ndryshe, Vuçiq është deklaruar në fushatë se qëndrimi i tij ndaj Kosovës nuk do të ketë kurrfarë ndryshimi.

“Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë kurrë. Ne gjithmonë do të flasim me shqiptarët nga Kosova, por ne kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar ai.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...