Fuqitë evropiane kërkojnë respektimin e marrëveshjes bërthamore nga Irani

PUBLIKUAR

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe i kanë bërë thirrje Iranit që ta respektojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 në këmbim të heqjes së sanksioneve.

Përmes një deklarate të përbashkët, kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, thanë: “Është jetike që Irani t’i kthehet respektimit të plotë të zotimeve të veta në këtë marrëveshje.”

Irani tha javën e kaluar se nuk do t’i përmbahet më marrëveshjes me fuqitë botërore rreth kufizimeve për pasurimin e uraniumit. Nga kjo marrëveshje në vitin 2018 u tërhoqën edhe Shtetet e Bashkuara.

Në deklaratën e fuqive evropiane thuhet se shqetësimet e përbashkëta duhet të trajtohen përmes diplomacisë, përfshirë aktivitetet destabilizuese të Iranit dhe programin bërthamor të republikës islamike.

Ndryshe, sekretari amerikan i mbrojtjes, Mark Esper, tha të dielën se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për bisedime të hapura dhe pa kushte me Iranin, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...