Fundosen 3 anije me myslimanë që po iknin nga dhuna në Myanmar

PUBLIKUAR

Tri anije të mbushura me myslimanë të etnisë rohingya, të cilët po iknin nga dhuna në Myanmar, janë fundosur në Bangladesh. Sipas zyrtarëve, trupat e 26 grave dhe fëmijëve janë nxjerrë nga uji.

Komandanti i rojës kufitare të Bangladfeshit, koloneli Ariful Islam, ka thënë se të paktën tri anije që po bartnin një numër të panjohur myslimanësh rohingya u fundosen në Lumin Naf ditën e mërkurë, transmeton Express.

Trupat e 15 fëmijëve dhe 11 grave janë nxjerrë sot. Nuk është e qartë nëse ka të zhdukur.

Javën e kaluar, një grup i kryengritësve të etnisë rohingya i sulmuan dhjetëra postblloqe policore në shtetin Rakhine të Myanmarit, duke nxitur luftime me forcat e sigurisë që i kanë lënë më shumë se 100 persona të vdekur dhe i kanë detyruar të paktën 18 mijë të tjerë të ikin në shtetin fqinj, Bangladesh

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...