Fundi i telefonave? Apple pritet të zëvendësojë iPhone-in me një pajisje edhe më të avancuar

PUBLIKUAR

Apple planifikon që deri në 10 vjet të zëvendësojë iPhone-in me kufje të teknologjisë virtuale që njihen si “Realiteti i Shtuar” (AR).

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, procesi me sa duket do të fillojë vitin e ardhshëm me lansimin e një pajisjeje “të montuar në kokë”.

Në një shënim për investitorët i parë nga MacRumors, analisti i shquar Ming-Chi Kuo shpjegoi se “Qëllimi i Apple është të zëvendësojë iPhone me AR deri në dhjetë vjet”.

Ky tranzicion pritet të fillojë në fund të vitit 2022 me lansimin e kufjeve të para AR të Apple.

Pajisja me sa duket do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të pavarur pa pasur nevojë të lidhet me një Mac ose iPhone dhe Apple po synon të mbështesë një “gamë gjithëpërfshirëse aplikacionesh për të nisur procesin e zëvendësimit të iPhone.

Ky tranzicion është vendosur të fillojë në fund të vitit 2022 me lançimin e kufjeve të para AR të Apple.

Pajisja me sa duket do të jetë në gjendje të funksionojë në mënyrë të pavarur pa pasur nevojë të lidhet me një Mac ose iPhone, dhe Apple po synon të mbështesë një “gamë gjithëpërfshirëse aplikacionesh” për të nisur procesin e zëvendësimit të iPhone. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...