Fshatrat e Jugut në rrezik, zjarrëfikset s’kanë pajisje

PUBLIKUAR

Të paktën 30 raste të

zjarrvënieve të qëllimshme me një shtrirje të konsiderueshme janë regjistruar në qarkun e Gjirokastrës që prej fillimit të verës së sivjetshme.

“Duhet një reagim i menjëhershëm”, thotë Flamur Bime, prefekti i Qarkut Gjirokastër. Kreu i shërbimit zjarrfikës në Gjirokastër paraqiti shqetësimin për mungesën e hidrantëve dhe mundësive për të furnizuar zjarrfikëset në zonat e Dropullit dhe Libohovës ndërsa foli një situatë të përmirësuar në Gjirokastër.

“Dropulli dhe Libohova nuk ka asnjë hidrant uji për të furnizuar makinat zjarrfikëse e jo më për gjë tjetër. Shumë mirë është vetëm qyteti i Gjirokastrës sepse ka pasur hidrantë”, thotë Kujtim Bizhga, drejtor i shërbimit zjarrfikës, shkruan top channel.

Nënprefekti i Tepelenës foli për një situatë më pak problematike të zjarrvënies gjatë këtij viti. “Nga investimet e Qeverisë, Memaliaji dhe Tepelena kanë qenë të furnizuara me ujë 24 orë në ditë, por si rezultat i thatësirës burimet kanë rënë, si dhe ka pasur edhe shumë ndërhyrje në rrjetet e jashtme”, tha Avni Lala, nënprefekt i Gjirokastrës.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...