Frikë për ditën e pavarësisë, Zelensky premton reagim të fuqishëm nëse Rusia sulmon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Rusia do të përjetojë një reagim shumë të fuqishëm nëse kryen sulme gjatë festimeve për ditën e pavarësisë së Ukrainës.

Paralajmërimi serioz është lëshuar nga presidenti, Volodymyr Zelensky, pas raportimeve se ushtria e Moskës mund të bëjë diçka shumë të tmerrshme këtë javë.

“Nëse ata na sulmojnë ne, do të marrin një kundërpërgjigje shumë të fuqishme. Çdo ditë ai reagim do të rritet dhe do të bëhet gjithnjë e më i fuqishëm”, deklaroi Zelensky.

Departamenti amerikan i shtetit ka paralajmëruar se Rusia po planifikon të lëshojë sulme të reja kundër infrastrukturës civile dhe godinave qeveritare të Ukrainës. Kievi ka ndaluar eventet publike në përkujtim të pavarësisë së vendit nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa tensionet janë rritur ndjeshëm me Moskën pas një sërë shpërthimesh dhe sulmesh në Krimenë e aneksuar. Lidhur me këtë gadishull është mbajtur edhe forumi i përvitshëm ku perëndimi tregoi edhe njëherë mbështetjen për Ukrainën.

“Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e Krimesë apo të ndonjë territori tjetër ukrainas. Përballë sulmit të Putinit, ne duhet të vazhdojmë t’i japim miqve tanë ukrainas të gjithë mbështetjen ushtarake, humanitare, ekonomike dhe diplomatike që u nevojitet, derisa Rusia t’i japë fund kësaj lufte të tmerrshme dhe të tërheqë trupat e saj nga e gjithë Ukraina”, deklaroi Boris Johnson, kryeministri në ikje të Britanisë së Madhe.

“Franca ka mbështetur gjithmonë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. pushtimi i Krimesë nga Rusia ka pasoja të drejtpërdrejta të një degradimi të qartë të situatës humanitare dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, shtoi presidenti francez Macron.

Presidenti Zelensky tha se Ukraina do ta kthejë Krimenë e pushtuar nga Rusia me çfarëdo mjeti që e konsideron të nevojshme. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi nga Moska që t’ja kthejë këtë territor Ukrainës, ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pohoi se BE nuk do ta njohë kurrë aneksimin e paligjshëm të Krimesë.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...