Frika nga lufta bërthamore, burri nga SHBA-ja ndërton strehimoren për 500 persona (Video)

PUBLIKUAR

Mospajtimet politike dhe kërcënimet për luftëra, fatkeqësisht nuk janë asgjë e pazakontë.

Dikur Lufta e Ftohtë midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik kishte krijuar panik tek njerëzit anembanë botës që i frikësoheshin shpërthimit të një lufte bërthamore, por kjo frikë është edhe sot prezente për shkak të acarimit të raporteve midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.

Bruce Beach nga Chicago, gjatë viteve të ’70-ta ishte shpërngulur në Horning Mills në Kanada, për ta ndërtuar një strehimore bërthamore, dhe atë një strehimore që askund tjetër në botë nuk ishte ndërtuar më parë.

Ai kishte siguruar 42 autobusë të vjetër të shkollës, dhe pasi hapi një gropë shumë të madhe i renditi një mbi një. Në këtë mënyrë ndërtoi një strehimore që mund të akomodonte deri në 500 persona. Ai këta autobusë i përforcoi me beton.

Përveç hapësirës për të fjetur, ai kishte menduar edhe për një hapësirë të veçantë që do të shërbente si shkollë për fëmijët, por aty nuk mungonin as kuzhinat industriale, hapësirat për argëtim etj.

Kjo strehimore ka ujë të pijshëm si dhe dy gjeneratorë që mund të furnizojnë atë për një muaj më rrymë. Se për çfarë bëhet më saktësisht fjalë shikoni strehimoren e njohur si “Ark Two”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...