Frankfurter Rundschau: Thaçi president

PUBLIKUAR

Gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau” në edicionin e sotëm ka shkruar se zëvendëskryeministri Thaçi do të bëhet president, sipas marrëveshjes së koalicionit qeverisës PDK-LDK.

Në një intervistë për këtë të përditshme, zëvendëskryeministri Thaçi ka paralajmëruar se sipas kësaj marrëveshjeje, ai do të bëhet President i Kosovës.

“Sipas kësaj marrëveshjeje, unë do të bëhem President i Kosovës pasi që Presidentja aktuale ta përfundojë mandatin”, ka thënë Thaçi për FR.

Më pas, sipas gazetës Thaçi do të prezantojë Kosovën si president në arenën ndërkombëtare.

Thaçi ka folur edhe për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Serbia duhet të shkëputët nga e kaluara e Millosheviqit dhe të shkoj kah e ardhmja.

Kjo e përditshme ka shkruar se edhe më tutje Serbinë është duke e përcjellë mallkimi i së kaluarës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Behrami: PDK respekton çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese

Dje, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të...

Zhduket një grua në Ferizaj

Një grua është raportuar e zhdukur më 6 mars në Ferizaj. Policia ka njoftuar se...

I mituri ther me thikë një 21-vjeçar në Kaçanik

Një person është therur me thikë mbrëmjen e së hënës në Kaçanik. Policia ka bërë...