Franca: Propozimi i Trumpit për vendosjen e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem, do të ketë pasoja të rënda

PUBLIKUAR

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë sot se propozimi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për ta vendosur Ambasadën e SHBA-së në Izrael në Jerusalem, do të ishte provokim me pasoja tejet të rënda.

“Natyrisht se [është provokim]. Mendoj se ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë këtë,” ka thënë Ayrault për televizionin francez “France 3”, derisa konferenca për paqe në Lindje të Mesme është duke u mbajtur sot në Paris, transmeton Express.

Sipas tij rivendosja e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem nga Izraeli, do të prodhonte pasoja të rënda.

“Do të kishte pasoja tejet të rënda, edhe pse kjo nuk është hera e parë që ky propozim gjendet në agjendën e një presidenti amerikan, por asnjëri prej tyre deri më tani nuk e ka marrë këtë vendim,” ka thënë ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...