Një samit i madh ndërkombëtar është duke u mbajtur në Paris të Francës, që për qëllim ka fillimin e bisedimeve për paqe mes Izraelit dhe palestinezëve.
Delegacione nga 70 vende të botës pritet që ta ritheksojnë përkrahjen për një zgjidhje dy-shtetërore për konfliktin dy-dekadash të vjetër, transmeton Express.
Palestinezët e kanë mirëpritur këtë takim por jo edhe Izraeli – i cili as nuk merr pjesë.
Për më tepër, Izraeli thotë se ky samit është thirrur kundër saj.
Rundi i fundit i bisedimeve për paqe dështoi në prill të vitit 2014.
Izraeli dhe palestinezët janë ftuar që t’i dëgjojnë përfundimet e takimit, por jo edhe të marrin pjesë në vetë samit./Express/


