Franca krijon forcë të re kundër terrorizmit

PUBLIKUAR

Franca e ka krijuar sot një task forcë të re kundër terrorizmit, duke i bashkuar të gjitha shërbimet e inteligjencës, për t’i bashkërenduar kundërpërgjigjet ndaj sulmeve, një ditë pasi një student algjerian i sulmoi oficerët e policisë jashtë katedrales “Notre Dame” në Paris.

Presidenti i porsazgjedhur, Emmanuel Macron, i portretizuar nga rivalët e vet si i dobët në siguri gjatë fushatës presidenciale, ka urdhëruar muajin e kaluar krijimin e kësaj task force, transmeton Express.

Performancat e shërbimeve të inteligjencës franceze kanë qenë nënë shqyrtim të ngushtë që prej sulmeve të nëntorit 2015 në Paris, kur militantët e armatosur dhe kamikazë i sulmuan vendet e argëtimit nëpër kryeqytet, duke vrarë 130 persona.

Në total, më shumë se 230 persona janë vrarë në valën e sulmeve në Francë, të cilat ose janë inspiruar nga ISIS, osë përgjegjësinë për to e ka marrë ISIS, në dy vitet e fundit.

Në sulmin e djeshëm, studenti algjerian 40-vjeçar, i armatosur me një çekiç dhe thika të kuzhinës, bërtiti “kjo është për Sirinë” teksa e sulmoi dhe plagosi një oficer të policisë, para se oficerët e tjerë ta qëllonin atë me armë zjarri./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...