Franca kërkon që qeveria e re ta heqë taksën: Duam një takim Kosovë – Serbi në Paris

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Franca e sheh si të rrezikshme mbetjen në status-quo të situatës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu ka thënë sot ambasadori francez në Beograd, Federico Mandoloni, gjatë Forumit për Siguri, raporton Gazeta Express.

“Status-quo ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është e rrezikshme”, ka thënë Mandoloni.

Tutje ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme të Francës është e gatshme që së bashku me Gjermaninë e me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian të përfshihet në çështjen e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Mandoloni tutje ka thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë në konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ministria e Punëve të Jashtme së bashku me Gjermaninë është dhe ndërmjetësimin e BE’së të përfshihet në këtë çështje, në konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë tutje Mandoloni.

Tutje ai ka thënë se Franca dëshiron që të dy palët të eliminojnë kushtet për rikthim në dialog, pasi që Macron dëshiron një takim në Paris sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Ne duam që të japim një impuls politik dhe të kemi një takim të ri në Paris. Është shumë e qartë për ne që tarifa duhet të hiqet, nëse qeveria e re në Prishtinë dëshiron të bisedojë me Beogradin, në mënyrë që të gjejnë një kompromis”, ka thënë Mandoloni./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...