Franca kërkon intensifikimin e marrëdhënieve Evropë-Azi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Presidenti francez, François Hollande kërkoi sot, pas mbërritjes në Singapor, etapa e parë e turneut të fundit ndërkombëtar gjatë mandatit të tij, intensifikimin e marrëdhënieve mes Evropës dhe Azisë përballë izolimit amerikan.

“Kërkoj që ne të intensifikojmë shkëmbimet tona, marrëveshjet tona tregtare, politike dhe kulturore”, deklaroi për shtypin presidenti francez, Francois Hollande, i cili do të vazhdojë këtë turne të martën në Malajzi dhe të mërkurën në Indonezi.

“Kjo është shumë e nevojshme sepse ka një rishfaqje të proteksionizmit, izolimit dhe akuzave për gjithçka mund të jenë institucionet ndërkombëtare”, theksoi ai në një referim transparent për Amerikën e Donald Trump.

Gjithashtu, sipas François Hollande, Evropa duhet t’i drejtohet Azisë për t’i thënë se ne kemi shumë gjëra për të bërë së bashku, shumë për të mbrojtur dhe shumë për të promovuar, përcjell Atsh,

“Franca dhe Azia ndajnë të njëjtin koncept përsa i përket pavarësisës dhe sigurisë dhe Parisi, në kontekstin strategjik do të jetë përkrah partnerëve aziatikë , veçanërisht përsa i përket mbrojtjes”, theksoi Hollande.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...