Franca e pengon liberalizimin e vizave për Kosovën?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

“Drita e kuqe” e Parisit për Kosovën do të ishte “në linjë” të politikës së kryetarit Makron për “integrim më të thellë të BE-së” para zgjerimit të ri, i kanë thënë burime diplomatike gazetës beogradase “Danas”

Nuk është e sigurt nëse Franca do të jep dritë të gjelbër për heqjen e vizave për Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Evropës, përkundër rekomandimeve për “shengenin e bardhë”, të cilin e kanë miratuar Komisioni Evropian dhe Parlamenti i Evropës, i kanë thënë gazetës beogradase “Danas” disa nga përfaqësuesit e qarqeve diplomatike nga Perëndimi, transmeton gazetametro.net.

Sipas bëshkëbiseduesve të kësaj gazete, “drita e kuqe” e Parisit për Kosovën do të ishte “në linjë” të politikës së kryetarit të Francës Emanuel Makron, i cili angazhohet për “integrim më të thellë të BE-së” para zgjerimit të ri të Unionit, dhe në harmoni me faktin se Franca tash me vite ka probleme për shkak të migrantëve ilegalë, për çka edhe e ka ashpërsuar ligjin për migracion.

Nga ana tjetër, ka edhe të tillë që thonë se disa anëtare të BE-së “do t’ia dalin ta thyejnë rezistencën e Francës, sepse Kosova tashmë tepër gjatë pret për liberalizimin, ndërsa shengeni i bardhë do të ishte inkurajim për për Prishtinën në vazhdimin e bisedimeve me Beogradin mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Në këtë kontekst, ata përkujtojnë se Komisioni Evropian gjatë verës ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur dy kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave, kështu që Parlamenti Evropian pastaj muajin e kaluar ka mbështetur propozimin që grupi punues të hapë negociatat për bisedime me vendet anëtare të BE-së rreth kësaj çështjeje.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...