Fox Group është shpallur kampion i Kosoves në futboll të vogel.Skuadra nga Lipjani arriti që të triumfoj në finalen gala të UHILAS GIVOVA CHAMPIONS LEAGUE ndaj Fc Memes nga Kaqanik me rezultatë 4:3.
Golin e parë e shënoi Mentor Mejzini per 1-0 por vetëm një minutë më vonë ishte Agon Llugiqi qe barazoi per Memen ne 1-1.Tjeter gol shenoi Mejzini per 2-1 ndersa Astrit Salihu e qoi ne 3-1 rezultatin pë Fox Group ku edhe u mbyll pjesa e parë.
Halim Selamanaj shashtisi të gjithe me golin e tij për 2-3 duke e hapur takimin e golin e barazimit Mema e gjeti në 3-3 në minuten e 36të të takimit.Por vetëm një minutë nga fundi ishte sërish Mentor Mejzini,man of the match që shenoi per 4:3 duke e quar në fest Fox Groupin dhe duke e bërë këtë skuader kampione te Kosoves në futboll të vogel.
Kjo finale u mbajt në Pozheran.Në këtë event morren pjese 24 skuadra nga vende të ndryshme të Kosoves. 




