Fotografi zyrtar i Obamas publikon foto të refugjatëve kosovarë nga lufta e fundit (Foto)

PUBLIKUAR

Përveç që ka shërbyer si fotograf zyrtar i Presidentit Barack Obama në Shtëpinë e Bardhë, Pete Souza ka punuar dikur edhe si fotograf i pavarur dhe si gazetar i Chicago Tribune.

Që të dy këto përvoja jetësore i kanë dhënë atij një perspektivë tjetër të të fotografuarit në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës Obama, ka treguar ai në llogarinë e tij në Instagram.

“Ka shumë lajme për refugjatët këtyre ditëve. Ndonëse nuk është situata e njëjtë sot, për një kohë unë kam dokumentuar krizën me refugjatë nga Kosova në fund të viteve të ’90-ta”, ka shkruar Souza, transmeton Gazeta Express.

Ai ka publikuar disa fotografi të refugjatëve të Kosovës në Maqedoni, ku shumë shqiptarë kanë gjetur strehim pasi kanë ikur nga lufta në vend. /Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...