Fotografi të tmerrshme shfaqin botën e shëmtuar të dyluftimit të qenve, e cila përsëri është bërë një formë e famshme e argëtimit në Afganistan.
Sporti ishte ndaluar nga ligji taliban pasi ishte quajtur “jo-islamik”, por tani ka nisur të praktikohet përsëri në vend.
Shumë pronarë të qenve shkojnë në garën javore në distriktin Paghman të Kabulit për t’i dërguar qentë e tyre në dyluftim, transmeton Gazeta Express.
Ndeshjet e përgjakura mbahen të premten, që është ditë pushimi në vend. Qentë e mëdhenj rrezikojnë edhe ngordhjen por jo zakonisht luftojnë deri në fund.
Beteja shpesh përfundon vetëm kur njëri nga qentë kafshon tjetrin, ose ikën. Këto janë fotot që shfaqin këtë betejë të tmerrshme:





