FOTO: Dëmtohet rruga Lipjan-Magurë, e asfaltuar muajin e kaluar

PUBLIKUAR

Rruga magjistrale Lipjan-Magurë, e asfaltuar në dhjetor të vitit të kaluar, është kthyer përsëri në gjendjen e rëndë në të cilën ka qenë më parë.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi, të cilat tregojnë për gjendjen e rëndë të rrugës.

Siç shihet edhe në fotografi, rruga është mbushur me gropa dhe asfalti është plasaritur në disa vende.

Qytetari ka thënë se kjo rrugë është rehabilituar muajin e kaluar dhe se përgjegjëse për të është Ministria e Infrastrukturës.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com:

  

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...