Ford zbulon dukjen e kamionit të ri vetëvozitës (Foto)

PUBLIKUAR

Dukje mahnitëse, e inspiruar prej superheronjëve të Marvel

Gjatë aktivitetit IAA Commercial Vehicle Show që është zhvilluar në Gjermani, Ford ka prezantuar pamjen e kamionit të ri, transmeton Telegrafi.

I quajtur F-Vision Future Truck, është inspiruar nga superheronjtë e Marvel, duke marrë një pamje mahnitëse të eksterierit. Vetëm se nuk kemi asnjë pamje, që e tregon se si duket nga brenda.

Kamioni elektrik me peshë të lehtë, do ta ketë nivelin e katërt të vetëvozitjes, ndërsa nivelin e ndotjes ka ketë zero.

“Pamjen e përparme e ka sikur helmeta e Iron Man, strukturë që i rrite aerodinamikën, ndërsa ka hapësirë për shumë drita LED”, është thënë gjatë prezantimit.

Mirëpo, njohësit nuk besojnë se ky kamion nga Ford mund të kalojë rrugë të gjatë me një mbushe, duke pasur parasysh se do të shpenzojë edhe për transportin e mallrave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...