Ford tregon planet për modelin Puma (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Modeli i ri që lansohet në fund të vitit, është prezantuar në mesin e shumë dritave të reflektorëve

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Amsterdam, Ford ka treguar për disa risi që do t’i ketë në modelet e reja, që do t’i lansojë së fundmi, si dhe planet për një model tërësisht të ri, transmeton Telegrafi.

Ky është Ford Puma që do të arrijë në tregun evropian në fund të vitit, krahas modele të ngjashme si EcoSport dhe Kuga apo Escape. Megjithëse janë shfaqur vetëm disa pjesë të dizajnit, thuhet se Puma do të jetë “atletike, joshëse dhe dinamike” në korniza të makinës kompakte.

Rezervuari i kësaj makine do të zë deri në 456 litra benzinë, ndërsa ka bateri prej 48 voltëve, janë disa të dhëna lidhur me makinën që do t’i ketë 153 kuaj fuqi. “I ndërtuar me kreativitet dhe me stil joshës, puma do të jetë ndër modelet më të pëlqyeshme që janë në tregun e Evropës” ka thënë Stuart Rowley, president i Ford për Evropë.

Sipas tij, është një makinë që do t’i bëjë të gjithë të kthejnë kokën prapa të premten mbrëma, teksa të shtunën pas dite, mund të zë të gjithë mallrat që keni blerë në super market. Hera e fundit që Ford e ka përdorur emrin Puma, ishte për një version sportiv të Fistas, që është shitur mes 1997 dhe 2002.

Raportohet se Ford Puma do të shitet fillimisht në Evropë, ndërsa nuk dihet nëse do të dërgohet edhe në tregje te shteteve tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...