Ford patenton makinën vetëvozitëse të policisë, qëndron fshehur që të kapë veturat në shpejtësi (Foto)

PUBLIKUAR

Dënimet për tejkalim të shpejtësisë, në të ardhmen do të jenë shumë më të shpeshta, po që se Ford aplikon platformën e re.

Kompania ka aplikuar të patentojë sistemin e makinave vetëvozitëse të policisë, që qëndrojnë të fshehura prapa ndërtesave apo objekteve tjera, ndërsa aktivizohen për t’ju vënë pas veturave në shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Patenta që është parë deri më tani vetëm nga Motor 1, tregon në detaje platformën që mbledhë informacione nga sensorë të ndryshëm që e vrojtojnë zonën, ndërsa ka edhe një bazë të të dhënave.

Në këtë formë, u vihet pas veturave në shpejtësi dhe filmon lëvizjen e tyre që bie ndesh me ligjin.

Pos kësaj, me anë të bazës së të dhënave, mund të përcjellë edhe lëvizjen e individëve dhe makinave tjera të dyshimta, që janë në ndjekje.

Këto makina pritet të jenë në shërbim të policisë deri më 2021, ndërsa nëse tregohen të suksesshme, ky sistem i lëvizjes autonome pritet të integrohet edhe në makinat komerciale. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...