Ford Mustang i ri që mbushet me rrymë, do të arrijë brenda një kohe të shkurtër

PUBLIKUAR

Tashmë Ford ka hyrë në një periudhë të re, ku makinat elektrike e kanë rëndësinë kryesore

Prezantimi i Mustang Mach-E, duke se është vetëm fillimi për Ford, që është në përgatitje edhe të disa makinave tjera që mbushen me rrymë, transmeton Telegrafi.

Shefi i inxhinierëve në Ford, Ron Heiser ka thënë se brenda një kohe të shkurtër, vjen një makine tjetër që mbushet me rrymë, që t’ju bashkohet modeleve tjera. Mustang Mach-E e shfrytëzon platformën e re, që është krijuar për këto makina, por në të ardhmen do të ketë ndryshme.

“Nëse shikojmë në të ardhmen, makinat elektrike mund të kenë edhe forma tjera, mund të jenë më të gjëra apo më të ngushta, varësisht se si kërkon tregu”, ka thënë Heiser pa bë të ditur ndonjë të dhënë konkrete.

Brenda Mustang Mach-E është motori me 459 kuaj fuqi, që i mundëson arritjen e shpejtësisë nga zero deri në 100 kilometra në orë për 3.5 sekonda.

Kur të arrijë modeli i ri, mund të jetë edhe motori me 900 kuaj fuqi, që është zhvilluar më parë nga Ford dhe është shumë i mirë. /Telegrafi/

  

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...