Ford F-150 tërhoqi ngarkesën me peshë deri në 500 ton

PUBLIKUAR

Rivaliteti mes makinave që kanë pjesën e hapur edhe për mallra, mes Tesla dhe Ford tani ka filluar të bëhet edhe më e ashpër

Ford është duke punuar gjatë në F-150 elektrike, ndërsa tani duket se e ka arritur një rekord, që nuk është shënuar më parë, duke tërhequr ngarkesën me peshë deri në 500 ton, transmeton Telegrafi.

Linda Zhang është një ndër inxhinieret kryesore në Ford, që së bashku me disa entuziastë, e ka tërhequr vagonin e mbushur me 42 makina F-150, derisa demonstronte aftësitë e kësaj veture.

“Ky është një model i vetëm, që është modifikuar dhe nuk duhet të provoni të tërhiqni ngarkesë më të madhe, se sa vet makina, apo sa i lejohet” thuhet lidhur me këtë formë të tërheqjes.

Në të njëjtën kohë, janë treguar kapacitetet që mund t’i ketë Ford F-150, megjithëse as nuk mund të hidhet në treg një makinë e tillë, që është shumë e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...