Ford F-150 i ri, shumë më i fuqishëm se Silverado dhe Ram 500 (Foto)

PUBLIKUAR

Ndryshime të mëdha, që të jetë më i mirë se konkurrenca që ka

Më e mira do ishte, sikur secili prodhues të bëjë ndryshime të mëdha, për çdo shtatë vjet në përpunimin e ndonjë modeli, transmeton Telegrafi. Të rralla janë makinat, si Nissan Titan që për 15 vjet ka mbetur njëjtë, por vazhdon të pëlqehet shumë.

Që kur është lansuar, e deri në gjeneratën e 13-të, F-15 ka pësuar vetëm ndryshime të lehta, duke mbetur si një model në llojin e këtyre makinave. Mirëpo, njëjtë nuk do të ndodhë edhe me versionin e ri, që lansohet vitin që vjen, si një model i vitit 2021.

Derisa mungojnë të dhënat dhe shtresa për kamuflazh nuk lejon të shihet asgjë, vërehet se janë mbyllur dritaret e pasme, derisa pjesa e përparme është zgjeruar në masë të madhe.

Raportohet se Ford është duke punuar shumë në F-150 të ri, që të jetë shumë më i fuqishëm se Chevrolet Silverado dhe Ram 500, si një makinë shumë më e mirë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...