Forcojeni imunitetin duke konsumuar vaj të bajameve

PUBLIKUAR

Vaji i bajameve është i pasur me proteina, vitamina A, B1, B2 dhe B6, si dhe me vitaminën E. Përpos kësaj, ai përmban edhe tri format themelore të thartirave yndyrore: omega-3, omega-6 dhe omega-9, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Përdorimi i rregullt i tij përmirëson aftësitë intelektuale dhe zgjat jetën, gjithashtu ai ndihmon në tretje, ul nivelin e kolesterinës së keqe në gjak, forcon sistemin imunitar, çlodh muskujt e lodhur dhe vepron si analgjetik, pra kundër dhembjeve.

Nëse doni të keni thembra të buta dhe të lëmuara, atëherë vendosni vaj të bajameve në to dhe më pas mbathni çorapë të pambukta.

Po ashtu ky vaj është shumë i mirë edhe për lëkurën pasi e rigjeneron atë. Pra, ky është një vaj i shëndetshëm dhe me shumë efekte pozitive për një sërë problemesh shëndetësore./ZERI

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...